Rreth N'RRJET
Rrjeti Social Shqiptar - nrrjet.com është një aplikacion që ju lidh me shqiptarët në mbarë botën.

n'rrjet.com është medium social që bashkon shqiptarët në një vend, ku mundësohet komunikim mes përdoruesve, qoftë në mënyrë publike apo private. n'rrjet.com është në dispozicion në disa gjuhë, mirëpo vecanerisht përdoret nga folësit shqiptarë. Përdoruesit mund të shtojnë përdorues tjerë si shok , të shkëmbejnë mesazhe, të përditësojnë statusin e postimeve, të ndajnë foto, audio, video, lidhje, të krijojnë grupe, blogun e tyre me ngjarje , faqe publike si dhe të luajnë lojra të ndryshme.

nrrjet.com mund të përdoret nga një numër i madh i pajisjeve me lidhje interneti, si : kompjuterë desktop, laptop, kompjuterë tablet dhe smartfon. Pas regjistrimit, përdoruesit mund të krijojnë profile të tyre ku tregohet emri, gjinia, profesioni, shkollat e ndjekura, e kështu me rradhë. Përdoruesit mund t'iu bashkohen grupeve me interes të përbashkët, të organizuara nga vendi i punës , shkolla, apo tema të tjera si dhe të kategorizojnë miqtë e tyre në lista si përshembull : '' kolegët nga puna'' , ''shokët e ngushtë '', dhe të ngjajshme. Përveq kësaj përdoruesit mund të raportojnë ose të bllokojnë njerëzit e pakëndshëm.

Opcioni ''dyqani im'' ose '' tregto '' u krijua për përdoruesit shitës të cilët mund të ndajnë, të promovojnë dhe të shesin produkte të ndryshme me blerësit e tyre në mënyrë më të shpejtë, më të lehtë dhe më të sigurt, pa kosto publikimi.

nrrjet.com gjithashtu u mundëson përdoruesve të tij që nëpërmjet opcionit '' bashkëpuno '' , me shpërdarjen linkut të tyre personal, të krijojë rrjet, me cka rezulton nje përqindje perfitimi.