Kushtet

Mirë se vini!Ju faleminderit që keni zgjedhur të përdorni n'rrjet dhe shërbimet tona tjera, të cilave në tërësi do t’i referohemi si “Shërbimet”.Ne kemi hartuar këto kushte të përdorimit (të cilave do t’i referohemi si “Kushtet”) ashtu që të njoftoheni me rregullat të cilat definojnë marrëdhënien tonë me ju. Edhe pse jemi munduar që kjo rregullore të jetë sa më e kuptueshme, në të do të hasni edhe terme ligjore. Arsyeja e përdorimit të tyre është se formojnë nenet dhe relacion të detyrueshëm kontraktues ndërmjet juve dhe n'rrjet, Inc. kështu që ju sugjerojmë që t’i lexoni me kujdes.Duke shfrytëzuar shërbimet tona, ju pajtoheni dhe merrni përsipër të respektoni në tërësi obligimet tuaja që rrjedhin nga këto Kushte, në të kundërtën me mirësi ju lusim të mos i përdorni shërbimet tona.Në kuadër të këtyre Kushteve, termet “JU” apo “përdorues” apo “blerës” nënkuptojnë entitetin apo individin i cili përdor shërbimet tona, ndërsa “NE” apo “tona” apo “n'rrjet” nënkupton Gjirafa, Inc., dega në Kosovë, dhe “palët” nënkuptojnë JU dhe n'rrjet.n'rrjet përmban kanale qe i dedikohen audiencës së moshës minorene, me ç’rast kushtet e shërbimit duhet pranuar nga prindi ose kujdestari ligjor. Prindi/kujdestari ligjor zotohet që do t’ju përmbahet këtyre kushteve dhe në raport me fëmiun, do të kujdeset dhe mban përgjegjësi për shfaqjen e përmbajtjes.